75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / A. A

Masat e reja të Qeverisë: A do të ndalohen aktivitetet sportive?

Qeveria e Kosovës në mbrëmje do të vendos për masat e reja. Rritja alarmante e shifrave me rastet e Covid19 në Kosovë pritet ta shtyejnë Qeverinë që të shtrëngoj edhe më tepër masat.

Megjithatë sporti nuk pritet të jetë në agjendë, shkruan Indeksonline.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit në Ministrinë e Sportit, Ibër Alaj thotë se do të lejohen aktivetet në gjitha sportet.

“Aktivitetet sportive lejohen sipas rregullores dhe protokollit Covid19 dhe vendimit 01.11. 2020. Pra, për të gjitha sportet do të lejohen aktivitetet” deklaroi Alaj për Indeksonline.

Fundjavën e kaluar sporti pushoi në Kosovë.

Ndeshjet e javës së 12-të në Superligë që ishin parashikuar të zhvilloheshin në fundjavë, do të luhen të martën dhe të mërkurën.

/Indeksonline/