75 Mall Live Search
09:22 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

E rrahin me shkop druri një suharekas, policia i prangos 2 persona

Janë arrestuar dy persona në Suharekë, pasi që në orët e vona të së hënës, kanë sulmuar me shkop druri një qytetar.

E në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar dy të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

LËNDIM TRUPOR

Suharekë 9.11.2020 – 21:25. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi ata kanë sulmuar fizikisht dhe me shkop druri viktimën m/k, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.