75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Tifozët e Drenicës tallën me “Tigrat e zi” të Feronikelit: Shumë moti këta mbajnë distancë!

Tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” janë tallur me “Tigrat e Zi” të Feronikelit para ndeshjes së sotshme.

” “Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19. Shum moti kta majn distanc”, kanë shkruar “Shqiponjat e Zeza” në postimin e tij, transmeton Indeksonline.

Sot në ora 13:00 do të zhvillohet derbi regjional mes Drenicës dhe Feronikelit.

Për momentin, Drenica ka 15 pikë dhe gjendet në pozitën e 4-të. Kurse, Feronikeli është në pozitën e 7-të me 12 pikë./Indeksonline/