Gjoshi ka disa pyetje publike për Albin Kurtin, thotë se i mbajti fshehur shumë gjëra rreth Haki Abazit

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka bërë disa pyetje publike për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gjoshi ka pyetur Kurtin, se pse e ka mbajtur fshehtë faktin që Haki Abazi ka punuar me zyrë në Beograd, derisa ka kërkuar sqarime për emërimin e tij si zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së tij, transmeton IndeksOnline.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
DISA PYETJE PUBLIKE PËR ALBIN K.
E pyeti ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës të emëruar nga Albin K. se <<pse keni zyre në Beograd dhe cila është lidhja juaj me Serbinë>>, Haki Abazi i zënë ngushtë i tha që <<mos e ktheni këtë punë në personale>>.
Ky është lloji shumicë i njerëzve që i mban afër vetës Albin K. dhe që i emëron edhe zëvendës të tij në Qeveri.
Unë e gjeta postimin e tij plotë entuziazëm për “ardhjen e re”.
Andaj, unë sot ia shtroj disa pyetje publike kryetarit të Vetëvendosjes, Albin K.
>> Në ditën e aderimit në VV të Haki Abazit ju e përmendni në sa shtete ka punuar ky njeri, por nuk tregoni se ka punuar në kryeqytetin e shtetit armik të Kosovës, në Serbi. Pse e keni mbajtur të fshehur faktin se Haki Abazi ka punuar me zyre në Beograd?
>> A është vlerë e shtuar për ju dhe Vetëvendosjen puna në Serbi?
>> Pse e keni bërë zëvendës tuajin në Qeveri një njeri që ka punuar me zyre në Beograd?
>> Sa ishit ju kryeministër Kosova e humbi projektin më të madh të investimit amerikan – ndërtimin e Kosovës së Re. Zëvendësi i juaj, Abazi, e dijmë të gjithë se ka qenë kundër këtij projekti bashkë me shumë prej organizatave të tij, që ju e lavdëroni për themelimin e tyre. Humbja e këtij investimi miliarda dollarësh i ndihmon Serbisë të jetë faktor i tregut energjetik në Ballkan dhe nuk e lejon Kosovën të shëndërrohet në fuqi rajonale energjetike. Kush iu bindi që të dilni kundër këtij projekti energjetik kombëtar? A e kuptoni se ju keni kundërshtuar një projekt që ka vlerë kombëtare për shqiptarët sepse do të krijonte pavarësi energjetike, por edhe shqiptarët do t’i shëndërronte në fuqi rajonale energjetike?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet e shumta publike që i kam për ju.
Ju duhet të përgjigjeni jo për mua, por para shqiptarëve që i keni gënjyer vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Ju jeni paraqitur rrejshëm para tyre si një patriot dhe që e mban flamurin kuq e zi, por sapo u bëre kryeministër harrove gjithçka kombëtare dhe afër vetës solle njerëz që flisnin dhe punonin vazhdimisht kundër kombit shqiptar.