75 Mall Live Search
12:58 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Aksident në Llugë të Podujevës, lëndohen 2 persona

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Llugë të Podujevës, midis dy automjeteve.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë  për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë, ndërkaq se në këtë aksident kanë pësuar lëndime dy persona.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku midis dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, ndërsa ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline.