75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / Blerim

Hoxhaj: Dialogu nuk duhet të jetë proces, por ngjarje që kulmon me njohje të ndërsjelltë

Në konferencën e stome për media, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dhënë qëndrimin e tij sa i përket procesit të dialogut dhe pyetjeve se tashmë pas një procesi që po përjeton Kosova në gjykimet në Tribunalin Special, se a ja vlen të vazhdohet një proces i tillë.

Hoxhaj ka vënë në dukje se qëndrimi i PDK-së është i qartë sa i përket dialogut, ky është  një proces që bartet nga Qeveria dhe ju takon atyre që të rishikojnë qëndrimet e tyre në këtë proces.

“Ne që nuk jemi në tavolinë dhe jemi opozitë dhe nuk ja vlen të japim opinion se si do të orientojë Qeveria dialogun. Një qasje që e kemi pasur, që është qasje e Kryetarit Veseli, që dialogu nuk duhet  të jetë proces, por ngjarje që kulmon me njohje të ndërsjelltë ”, theksoi Hxhaj.

Ai ka folur edhe për vizitën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në PDK, duke thënë se Haradinaj është i parashikueshëm në sjelljen e tij politike dhe ka ardhur par paralajmërim në parti, por që çmojnë pranin e tij.

Ndërsa sa i përket procesit të zgjedhjes së Presidentit të Kosovës,  Hoxhaj tha se ne kemi  jemi në një dramë, që ka filluar pardje me Kosovës dhe për PDK-së,  por në këtë situatë nuk kemi as mundësi, ndonjë ndonjë guti  që të mendojmë se çfarë forme të zgjidhet presidenti, çka presim si PDK, është që shumica parlamentare të jetë e qartë me atë se si duhet të zgjidhet procesi i presidentit.