75 Mall Live Search
08:21 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / C E

Dy lojtarë të skuadrës kosovare dalin pozitivë me Covid-19

Dy lojtarë të KB të Pejës kanë dalë pozitivë me koronavirusin.

Klubi ka njoftuar se dy lojtarët që kanë dalë pozitivë janë izoluar dhe sot do të testohet pjesa tjetër e skuadrës.

Ky është njoftimi i KB të Pejës:

Me keqardhje ju informojme se dy lojtarë tanë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe u janë nënshtruar masës së izolimit sipas rekomandimeve të IKSHPK-se dhe se nesër do të testohet edhe pjesa tjetër e ekipit. Ndeshja e paraparë kundër Bashkimit, e cila do të duhej të zhvillohej nesër shtyhet për një datë tjetër.