Kurti në Llap me Bulliqin, në përkrahje të ndërmarrjeve prodhuese!

Më 29 të këtij muaji, në dy komuna të Kosovës do të votohet për kryetar, në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.
Një garë interesante do të jetë në Llap, derisa në garë janë kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, nga PDK-ja, Naim Fetahu dhe nga VV-ja, Shpejtim Bulliqi.
Ky i fundit ka bërë një postim në FB derisa shihet me liderin e VV-së, Albin Kurti, në një kompani në Llap. Duke thënë që fokusi i tyre për llapjanë është fuqizimi i ndërmarrjeve prodhuese.
Ky është postimi i Bulliqit:
Tash bashkë me ish-kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes z. Albin Kurti dhe ish-ministren e MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, vizituam fabrikën e prodhimit dhe përpunimit të lëngjeve “Laberion”. Po vazhdojmë për të vizituar fabriken “S/SPRINT”. Fokus yni në ekonomi është të fuqizojmë ndërrmarjet prodhuese që gjenerojnë vende pune për qytetarët e komunës sonë.
