75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / V R

Revoltohet Fifi: Është hera e fundit që flas për jetën time private

Pranoj publikisht që është e dashuruar, madje u zbulua edhe mashkulli që ia ka marr zemrën.

Por, gjithë kjo vëmendjen mediatike dhe thashetheme në media duket se Fifit i kanë penguar, gjë që ka bërë që artistja të reagoj në disa postime në rrjetet Sociale.

Këngëtarja e mirënjohur tha se është tepruar për komentet rreth jetës së saj private, pasi nuk është folur edhe për të por është prekur edhe familja e saj.

Ajo tha se kjo është hera e fundit që shkruan për jetën e saj personale, e as nuk do të flas për këtë në intervista.

Në anën tjetër, Fifi paralajmëroj se një baladë e re dashurisë është drejt finalizimit dhe pritet të lansohet këtë javë.

“Kam shumë nevojë të shoh të shkruhet për muzikën time.. Ndërkohë është faji im absolutisht që kam dhënë copëza. Dhe ky është statusi i fundit që unë e shkruaj për çështje të jetës time personale.. nuk do hem as edhe një fjalë më t voglën me këtë gjë as në live as me asni vend.. Me shumë dashuri Fifi. P.s Ninullë Dashnie vjen këtë javë”, ka shkruar Fifi.