Ed Sheeran jep lajmin e keq për fansat:”Mund të mos shihemi për një kohë”
Ed Sheeran ndau disa lajme të rëndësishme me fansat gjatë shfaqjes së parë të pjesës amerikane të turneut të tij LOOP.
Muzikanti i njohur britanik zbuloi se planifikon të bëjë një pushim pas përfundimit të turneut për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij, transmeton Indeksonline.
Këngëtari i këngës “Shape of You” performoi në Glendale të Arizonës të shtunën, ku hapi pjesën e turneut të tij në Amerikën e Veriut. Pasi performoi një sërë hitesh të tij më të mëdha, ai iu drejtua publikut dhe pranoi se ata mund të mos e shohin në skenë për një kohë.
“Kjo ndoshta do të jetë hera e fundit që jam këtu për një kohë. Pasi të mbarojë turneu, mund të bëj një pushim dhe t’i përkushtohem jetës familjare”, tha muzikanti 35-vjeçar.
“Nëse nuk shihemi për një kohë, dua t’iu them se ju dua dhe ju falënderoj që erdhet”, u tha ai fansave.
Ed dhe gruaja e tij Cherry Seaborn kanë dy vajza, Lyra pesëvjeçare dhe Jupiter katërvjeçar./Indeksonline/

