75 Mall Live Search
15:06 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / C E

Tamam si vëllezër, lojtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë bashkë dhe miqësisht para ndeshjes

Nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja vëllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës që do të shërbejë si përgatitje para dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Dy skuadrat kanë dalë në fushë një orë para fillimit të ndeshjes.

Lojtarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin në fushën e “Elbasan Arena”-s.

Kjo është ndeshja e tretë midis dy skuadrave shqiptare, që kur FFK-ja u pranua në FIFA dhe UEFA, ku Dardanët kanë fituar një herë derisa një herë tjetër është përfunduar me barazim. /IndeksOnline/