75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut/Nesër bëhet tërheqja e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike

Më 29 të këtij muaji, në dy komuna të Republikës së Kosovës do mbahen zgjedhjet për kryetar.

Qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, do t’u drejtohen kutive të votimit, ndërsa KQZ përmes një e-maili zyrtar ka bërë të ditur se nesër do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotim.

“Ju njoftoj se nesër (e enjte, 12 nëntor, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut”, thuhet në e-mailin për medie./Indeksonline