75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se theu rregullat e komunikacionit

Policia e Kosovës vazhdon në çdo cep të vendit të mbajë rregull dhe rend.

Ndërsa, një person është arrestuar rreth orës 16:00 në qendër të Prishtinës, gjegjësisht tek Katedralja “Nënë Tereza”.

IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, derisa mësohet se i dyshuari në pranga është vënë për shkak se ka thyer rregullat e komunikacionit.

Shoferi i veturës audi, dyshohet se ka parkuar veturën në vend ilegal, prandaj edhe ka intervenuar Policia./Indeksonline