Përfundon pjesa e parë në vëllazërore – Shqipëria më konkrete se Kosova

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit miqësorë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Të dyja skuadrat po luajnë me maturi, por Kombëtarja e Shqipërisë është në epërsi prej një goli, shkruan IndeksOnline
Epërsinë “shqiponjave” ua dhuroi, Bekim Balaj në minutën e 30 të takimit, pas një aksioni fantastik i nisur nga Myrto Uzuni.
Pra, rezultati i takimit për këtë pjesë të parë u mbyll në 1:0 në të mirë të djelmoshave nga Shqipëria.