75 Mall Live Search
07:40 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Shpend Ahmeti: Dy shtëpi në një lagje, njëra ka orë policore, tjera jo

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kundërshtuar përsëri masat e reja Anti Covid që ka prezantuar dje Qeveria e Kosovës.

Ahmeti në Facebook ka thënë se gjysma e lagjes Nic është në Gracanicë e gjysma në Prishtinë.

Kjo i bie që njëra shtëpi ka orë policiore, derisa, komshiu i parë mundet me dalë lirisht.
“Ka edhe ma absurde. Gjysa e Lagjes Nic është në Graçanicë e gjysa në Prishtina. Njana shpi ka orë policore, e kojshia i parë mundet me dal”, tha ai.

Kreu i kryeqytetit dje ka thënë se është absurde pse kush jeton në lagjen Marigona mundet me dalë pasi nuk është në zonën e kuqe.

“Kush jeton në Lagjen Marigona është në zonën e gjelbër e mundet me dal, e kush jeton në Qëndresa është në zonën e kuqe e ka orë policore”, tha ai.