75 Mall Live Search
11:42 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / C E

David Alaba po largohet nga Bayerni, po shkon te gjiganti i Premierligës

David Alaba është i bindur se do të largohet nga Bayern Munchen, madje që në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi austriak nuk e ka vazhduar kontratën dhe ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te një skuadër tjetër, shkruan Indeksonline.

Alaba është i hapur për tu transferuar në Premierligë gjatë janarit, konkretisht te Liverpooli.

Jurgen Klopp nuk arriti të zëvendësonte Dejan Lovren pas largimit të tij në Zenit St Petersburg, duke lënë Joel Matip si mbrojtësin e tij të vetëm natyror.

Alaba i pavendosur është identifikuar si një zgjidhje, me Austrinë që kryeson të ardhmen e tij aktualisht.

Edhe presidenti i Bayernit ka deklaruar se nuk do të marr mundin që të nënshkruaj me vazhdimin e kontratës me Alaban. /IndeksOnline/