Kuvendi në pauzë 15 minuta – s’ka korum për vazhdimin e seancës

Kuvendi i Kosovës sot është mbledhur për të diskutuar për Liqenin e Ujmanit dhe për personat e pagjetur.
Mirëpo, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare seanca është ndërprerë pasi nuk kishte korum të mjaftueshëm, shkruan IndeksOnline.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se Kuvendi shkon në pauzë 15 minutëshe në mënyrë që të shikohet a do të vijnë deputetët që të vazhdohet seanca.
Në seancë, ku pritet të votohen disa projektligje, duhet të jenë të pranishëm 61 deputetë.
Ndërkohë dje nga PDK-ja kanë njoftuar se deputetët do të bojkotojnë seancat e Kuvendit këtë javë për shkak të zhvillimeve nga Gjykata Speciale./IndeksOnline/