Në ShBA votuan edhe të vdekurit, gazetari i Fox News zbulon listën me emra

Tucker Carlson i Fox News zbuloi një listë të emrave që ai pretendon se janë ndër njerëzit e vdekur që votuan në zgjedhjet e këtij viti.
Lista, e zbuluar gjatë shfaqjes së tij të mërkurën në mbrëmje, përfshinte emrat e të paktën të katër personave në shtetin e Gjeorgjisë, ku ka më pak se 15,000 vota që ndajnë Presidentin Trump dhe Joe Biden, shkruan DailymMail, transmeton IndeksOnline.
Ai përfshiu gjithashtu disa në Nevada, ku drejtuesi i TV akuzoi zyrtarët për inkurajimin e mashtrimit të votave me postë që të ndodhte duke dërguar një fletë votimi për të gjithë votuesit e regjistruar, pavarësisht se e dinin se 41,000 njerëz nuk kishin azhurnuar të dhënat e tyre për më shumë se një dekadë.
Ai pretendoi se sistemi i postës në internet i krijuar për shkak të pandemisë koronavirus ‘inkurajoi’ mashtrimin, duke lejuar të tjerët të hidhnin një votë për të tjerët si Rosemary Hardle – një mësuese e shkollës fillore që vdiq në 2017 – si dhe Fred Stoke Jr Clark, i cili gjithashtu vdiq në vitin 2017.
Pretendimet e Carlson u përsëritën nga ish-Prokurori i Përgjithshëm i Nevada dhe bashkëkryetari i fushatës Trump të shtetit, Adam Laxalt, i cili pranoi se shkalla e mashtrimit nuk dihet ende./Indeksonline






