75 Mall Live Search
16:20 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Florian Marku ka një mesazh për të gjithë tifozët e boksit

Boksieri shqiptar, Florian Marku pas fitores ndaj Muma Mweemba, sot është takuar me tifozët britanik të boksit, ku i premtoi atyre më shumë argëtim dhe entuziazëm.

Marku i cili e mposhti kundërshtarin e tij qysh në rundin e parë, tha se asgjë nuk e ndalon atë që të bëhet kampion bote, shkruan IndeksOnline

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” i falënderoi të gjithë për mbështetjen në këtë meç që i takoi kategorisë së peshave të lehta.