75 Mall Live Search
16:58 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Në Shqipëri 8 të vdekur dhe 401 të infektuar brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë humbur betejën me  koronavirusin, ndërkohë që janë shënuar edhe 401 të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.