75 Mall Live Search
17:34 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Debutoi me fitore te Arbëria, flet ish-futbollisti i Dritës, Shaqiri

Ish-futbollisti i Dritës, Filonit Shaqiri i cili i’u bashkua Arbërisë si transfer i lirë, dje bëri debutimin e tij me klubin nga Dobraja e Lipjanit.

Klubi i udhëhequr nga Arbnor Morina e fitoi takimin ndaj Besës me rezultatin final në 1:0, ku minuta kishte edhe për mesfushori me përvojë, Filonit Shaqirin që u inkuadrua në pjesën e dytë, shkruan IndeksOnline

Shaqiri në një prononcim për IndeksOnline, thotë se ndihet i lumtur që debutoi me Arbërinë, dhe beson se nga janari do të firmos kontratë me ta.

“Debutova me fitore me skuadrën e Arbërisë, ambiciet e mia janë që të kemi një skuadër stabile, të qëndrojmë kështu si jemi. Besoj që nga janari unë do të bashkpunoj me ta”, tha mesfushori i Arberisë.

Ai më parë ka luajtur për shumë skuadra kosovare në mesin e të cilave edhe për Gjilanin e Dritën./IndeksOnline/