75 Mall Live Search
18:59 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Shpend Ahmeti vijon ironinë: Mitrovica e Jugut në zonën e kuqe, pas takimit mes Bahtirit me Zemajn mbetet e verdhë, “çështje negociatash dhe bindjesh”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është duke vazhduar me ironinë e tij sa i përket vendimeve të Qeverisë së Kosovës sa i përket selektimit të zonave me rrezik të lartë të koronavirusit.

“Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë, sepse sipas Bahtirit “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social Facebook.