75 Mall Live Search
23:42 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Sulmuesi i Monacos del pozitiv me Covid-19, humbë ndeshjet ndaj Portugalisë dhe Suedisë

Sulmuesi i AS Monacos, Wissam Ben Yedder ka rezultuar pozitiv në analizat e Covid-19.

Testi i bërë nga UEFA këtë mëngjes doli pozitiv dhe gjithashtu lojtari mungoi në stërvitjen e Francës.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Kombëtares së Francës përmes një komunikate.

Me këtë test pozitiv Ben Yedder do humbë dy ndeshjet e radhës ndaj Portugalisë dhe Suedisë.

Në ndeshjen e radhës, Franca do udhëtojë që të përballet me Portugalinë, pastaj do e pres Suedinë pas tri ditëve.