Erdhi nga Gjermania për ta vizituar vajzën e tij, ish gruaja e ther me thikë

Pushimet në Kosovë për një kosovar që jeton në Gjermani, duket të mos kenë shkuar mirë. Kjo pasi që ai teksa kishte shkuar për ta vizituar vajzën e tij, është therur nga ish-bashkëshortja, raporton IndeksOnline.
Derisa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, policia njofton se viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, ndërsa në lidhje me rasti, është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili rekomandon që e dyshuara pas intervistimit të lirohet me procedurë të rregullt.