Obiliq- E uzurpoi banesën në qershor dhe nuk hoqi dorë prej saj derisa policia e arrestoi

Një person në Obiliq është arrestuar pasi që ai më 23 qershor të këtij viti, kishte uzurpuar një banesë dhe nuk pranon që ta lirojë, transmeton IndeksOnline.
Policia njofton se për këtë rast është informuar edhe Prokurori i Shtetit dhe se me vendim të tij pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar 48 orë./IndeksOnline/