75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

KRU “Prishtina”: Paguani 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje deri në 3 vjet

KRU “Prishtina”, me anë të një komunikate ka njoftuar se vazhdon lehtësimin e kriterit për programimin e borxheve.

Sipas tyre, masat lehtësuese që ka ndërmarrë menaxhmenti i kompanisë për t’ju shmangur procedurave po vazhdon edhe më tej.

Njoftimi i plotë:

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Në mënyrë që t’ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju  që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit. Masat lehtësuese që ka ndërmarrë menaxhmenti i kompanisë ( që nga 7 tetori 2020) për t’ju shmangur procedurave përmbarimore e që përfshijnë sektorin e AMVISERISË dhe BIZNESEVE,  po vazhdon edhe më tej.

Paguani 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje deri në 3 vjet.

Në po të njëjtën kohë, KRU ”Prishtina” falënderon konsumatorët e rregullt dhe ata të cilët janë duke e shfrytëzuar këtë kriter lehtësimi. Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU ”Prishtina” është mbi 45 milionë euro.