75 Mall Live Search
16:30 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

Federata e Futbollit të Egjiptit tregon për gjendjen shëndetësore të Salah

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv në testet e fundit të kryera nga Kombëtarja e Egjiptit.

Salah është i grumbulluar me Kombëtaren egjiptiane për ndeshjen e nesërme ndaj Togo, ndeshje kjo e rëndësishme për kualifikimin në Kupën e Afrikës, shkruan IndeksOnline

Pasi doli pozitiv, “majtaku” do të izolohet dhe Federata e Futbollit e Egjiptit thotë se futbollisti i tyre ende nuk vuan nga asnjë simptomë, pra aktualisht është simptomatik, por që i duhet të karantinohet.