75 Mall Live Search
17:16 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

Këto dy ndeshje të rëndësishme do t’i humbë Mo Salah, pasi testoi pozitiv me Covid-19

Sulmuesi i Liverpoolit, Mo Salah ka rezultuar pozitiv me Covid-19 sot pas testimeve të bëra nga Kombëtarja e Egjiptit.

Federata e Futbollit e Egjiptit njoftoi se Salah ka rezultuar pozitiv në testin e fundit për Covid-19, por thonë se nuk ka simptoma ende, shkruan IndeksOnline

Kështu, egjiptiani mund ta humbasë ndeshjen ndaj Leicesterit në Premierligë që zhvillohet me 21 nëntor, dhe atë ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.