75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

Kush është talenti kosovar, që bëhet pjesë e futbollit grek?

Talenti i madh i KF Rilindjes, Ilir Gashi nga sot do të jetë pjesë e futbollit grek, përkatësisht i klubit Asteras Vlahioti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, kryetari i klubit të Rilindjes, Fadil Gashi, i cili në një prononcim për IndeksOnline tregoi se futbollisti i tyre nga sot do të jetë pjesë e skuadrës greke Asteras Vlahioti.

Madje Gashi thotë se përveç Ilirit, klubi i Rilindjes tenton të dërgojë në prova edhe futbollistët të tjerë.



“Po, Iliri nga sot është futbollist i Asteras të Greqisë, përveç tij ne kemi edhe talentë të tjerë, që presin me dalë jashtë”, tha ai.