75 Mall Live Search
23:42 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Trump, si shenjë hakmarrjeje ndaj guvernatorit, nuk do dërgojë vaksina anti-Covid në Nju Jork

Donald Trump ka thënë se vaksina e koronavirusit nën kujdesin e ‘Operacionit Warp Speed’ do të dorëzohet në të gjitha shtetet “brenda disa javësh”, përveç shtetit të Nju Jorkut.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Trump shënjestroi guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, kur azhurnoi publikun për të ardhmen e vaksinës së koronavirusit.

Trump akuzoi guvernatorin se nuk dëshironte të pranonte vaksinën e koronavirusit të prodhuar nën administrimin e tij për “arsye politike” dhe tha se qeveria federale nuk do të dërgonte vaksinën në Nju Jork deri sa Cuomo t’i “autorizojë” që ata ta bëjnë këtë.

“Ai nuk ka besim në vaksinë,” shtoi i pari amerikan.

“Vaksina vjen nga kompanitë më të mëdha kudo në botë, laboratorët më të mëdhenj në botë, por ai nuk i beson kësaj, kështu që ne nuk do ta dorëzojmë atë në Nju Jork derisa të kemi autorizim për ta bërë këtë. Më dhemb që po e them një gjë të tillë”.

Ai dhe guvernatori demokrat kanë shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin në lidhje me reagimin ndaj pandemisë së koronavirusit që kur filloi në fillim të këtij viti.

Në një përpjekje për të krijuar besim për vaksinën, guvernatori i Nju Jorkut njoftoi se shteti do të rishikonte në mënyrë të pavarur dozat dhe të dhënat lidhur me të me një ekip ekspertësh përpara se të jepte trajtimin për publikun.

“Unë besoj se në të gjithë vendin do të të ketë nevojë për autorizim të FDA dhe CDC”, tha Cuomo muajin e kaluar kur foli për Good Morning America.