75 Mall Live Search
09:19 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / A. M.

Murati kritikon LDK-në: Pse se shkarkuat task-forcën kur u arrestua Hashim Rexhepi, ai ishte shpallur i pafajshëm!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Hekuran Murati ka dhënë një sërë kritikash në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, rreth shuarjes së task forcës anti-korrupsion.

Sipas tij, ky veprim i Qeverisë Hoti u bë qëllimisht pasi nga ajo task forcë u prekën zyrtarët e lartë të LDK-së.

Murati ka përmendur edhe rastin e ish-guvernatorit, Hashim Rexhepi, i cili kishte ishte shpallur i pafajshëm.

“… edhe atëherë ka qenë i ditur fakti për Hashim Rexhepin, pse nuk e shkarkuat atëherë këtë task-forcë. Por pikërisht tani kur preket vet LDK-ja, kjo është më tepër se rastësi.  Në 2010 kemi pas koalicionin LDK-PDK,  ishte arrestuar ish-guvernatori që ishte shpallur i pafajshëm”, ka deklaruar Murati.

“E ngriti edhe çështjen e ish-guvernatorit Hashim Rexhepi aso kohe, që u pat arrestuar në korrik 2010. Sipas aktakuzës dhe procesit që është zhvilluar arsyeja ka qenë me e ndërlidhur me kompanitë e sigurimeve, keqpërdorimet, dhe për atë arsye është arrestuar.  Por pastaj është liruar i pafajshëm.

Në kohën kur është bërë ky arrestim në qeveri kanë qenë PDK-LDK, kohën kur është arrestuar. 10 vite pas, ne kemi të njëjtin konstolacion në industrinë e sigurimeve. E kemi raportimin e mediave që thonë se Kushtrim Thaçi, nipi i Hashim Thaçit, bashkë me Naser Veliun, djali e Agim Veliut, dytë janë anëtar të bordit në një kompani të sigurimeve.

Kësaj radhe shkarkohet task-forca anti-korrupsion sepse nuk është hetuar Hashim Rexhepi por është arrestuar dikush i LDK-së. Pra, këtu e kemi problemin. Ka ndërruar situata. Është po e njëjta task-forcë 2014,2015,2016,2017 gjatë së cilës qeverinë e ka udhëheq LDK-ja ndër vite”, ka thënë ai.  /Indeksonline/