Tri femra nga Deçani raportojnë policinë, “Na është vjedhur telefoni dhe 1100 €”
Raportohet se në fshatin Strellc të Epërm- Deçan, tri femra kosovare kanë informuar Policinë e Kosovës se nga vetura e tyre është kryer një vjedhje.
Sipas tyre, atyre iu është marrë një qante me gjëra personale: një telefon dhe rreth 1100 euro para të gatshme.
Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/


