75 Mall Live Search
11:26 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / kutia

Dritan Abazoviç, zv/kryeministër i Malit të Zi?

Deputeti me prejardhje shqiptare, lider i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, Dritan Abazoviq, pritet që ta marrë postin e zëvendës kryeministrit në Mal të Zi.

Mediat në Podgoricë raportojnë se kryeministri në ardhje, Zdravko Krivokapić e ka bërë të ditur këtë informacion.

Mirëpo, nuk është përjashtuar që Abazovic njëkohësisht të ketë edhe postin e ministrit të Mbrojtjes apo ministrit të Brendshëm, transmeton Indeksonline

Dritan Abazović u Intervjuu petkom: „Mi smo srušili balkanskog Lukašenka" -  BBC News na srpskom

Ndryshe, vetë Abazoviç, në një intervistë për shtypin vendas, e ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij të drejtojë shërbimin sekret dhe policinë. Ai kishte deklaruar se  kushtin që emërimet në krye të institucioneve të mos jenë politike.

“Nuk dua të flas për Ministri të caktuara, por kemi qëndrime të harmonizuara me zotin Krivokapiç. Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë nuk duhet të drejtohen nga anëtarë të partive politike. Nuk mund të them se për cilat departamente jemi duke diskutuar aktualisht, pasi kjo do të vështirësonte negociatat, por është e qartë se për çfarë bëhet fjalë”.