Kosova udhëtoi në Slloveni, por ku mbeti trajneri Bernard Challandes?

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes të mërkurën e kaluar rezultoi pozitiv me Covid-19 me ç’rast është futur menjëherë në izolim.
Zvicerani nuk pati mundësi ta udhëheq Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.
Si pasojë e testit të dytë pozitiv me Covid-19, Challandes e ka humbur mundësinë të udhëtojë në Slloveni për të qenë bashkë me ‘Dardanët’.
Indeksonline mëson se 69 vjeçari, vazhdon të qëndroj i izoluar në një hotel në Durrës.
Javën e ardhshme, Challandes do të testohet përsëri për Covid-19, dhe nëse del negativ do të udhëtoj në Prishtinë për të qenë i gatshëm që të udhëheq kombëtaren kundër Moldavisë.
/Indeksonline/