Sami Khedira rikthehet te Real Madridi, do të jetë ndihmës i Jose Mourinhos
Ish-mesfushori i njohur gjerman, Sami Khedira, do të rikthehet te Real Madrid, kësaj radhe si pjesë e stafit teknik.
Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është finalizuar dhe Khedira do të nisë detyrën e re nga muaji korrik, duke iu bashkuar trajnerit portugez Jose Mourinho si ndihmës i tij, shkruan Indeksonline
Thuhet se Mourinho ka qenë ai që ka kontaktuar personalisht ish-lojtarin gjerman, i cili ka pranuar menjëherë ofertën për t’u rikthyer në klubin ku kaloi disa nga vitet më të suksesshme të karrierës së tij si futbollist.
Khedira ishte pjesë e Real Madridit nga viti 2010 deri më 2015, periudhë gjatë së cilës fitoi disa trofe të rëndësishëm dhe bashkëpunoi ngushtë me Mourinhon. Tashmë, dyshja do të ribashkohet, por në role të reja në stafin teknik të gjigantit spanjoll./Indeksonline/

