75 Mall Live Search
15:34 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Çështja e presidentit, deklarohet kryeministri: Për disa ditë do të zhvillojmë diskutime me spektrin politik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar situatën në vend, me theks të veçantë, çështjen e presidentit të vendit, pozitë kjo që aktualisht është duke u ushtruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se beson se kjo çështje do të marrë udhë shumë shpejtë dhe se do të zhvillohet krahas rrjedhës së paraparë me kushtetutë.

“Besoj që kjo çështjet  shpejtë do të marrë udhën, për disa ditë zhvillojmë diskutime me spektrin politik. Unë do të insistojnë të përcillen hapat kushtetues dhe të bëhet një zgjidhje që është me mira për vendin”, theksoi Hoti.

Ai këto deklarata i bëri në një konferencë për shtyp bashkë me guvernatorin e BQK-së  dhe ministren e Financave.