Kohfeldt për Rashicën: S’ka më arsye për tu justifikuar

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeld, besoj që së shpejti Milot Rashica do ta gjejë formën e duhur.
Mesfushori kosovar kishte pësuar një lëndim gjatë shtatorit në gjurin e këmbës, dhe ka luajtur vetëm 113 minuta këtë sezonë në Bundesligë.
Por tashmë ai është shëruar plotësisht dhe trajneri Kohfeldt thotë se Rashica dhe asnjë lojtarë tjetër i Werderit nuk do të ketë arsye për të jusfikikuar vetën në aspektin fizik, transmeton Indeksonline.
“Ai po e gjen ritmin ngadalë, pati edhe 70 minuta kundër St. Paulit në miqësore. Fizikisht, nuk do të ketë më arsye për askend që të justifikohet. Për të kjo ndeshje shërbeu mirë për tu përgatitur” u shpreh Kohfeldt.
Rashica i mungoi Kosovës në ndeshjet e nëntorit, ngase Werder Bremen nuk e lejoi të grumbullohet për shkak të situatës me Covid-19.
/Indeksonline/