Përmbyset gomonia me emigrantë në Mesdhe, nëna kërkon foshnjën me dëshpërim

Një video tronditëse ku shfaqet një nënë teksa po kërkon fëmijën e saj është bërë virale në internet. Sipas mediave të huaja, nëna ka humbur foshnjën e saj, teksa gomonia e emigrantëve është fundosur në Detin Mesdhe.
“Unë nuk po e shoh fëmijën tim. Kam humbur fëmijën tim. Pse mua? Ku është fëmija im?,”-janë thirrjet e nënës me lotë në sy.
Në video ajo shfaqet e mbështetur në anë të varkës duke kërkuar me dëshpërim fëmijën e saj, ndërsa skuadrat e shpëtimit po merren më nxjerrjen nga uji të emigrantëve të mbytur.
Ndërkohë, është bërë e ditur se në gomonen që ndodhej gruaja ishin dhe 100 emigrantë të tjerë. Gomonia u fundosë në brigjet e Libisë. Gjatë operacionit të shpëtimit foshnja gjashtë muajshe e gruas është gjetur e mbytur bashkë me 5 emigrantë të tjerë. Të gjithë të shpëtuarit u dërguan përmes helikopterit të Rojës Bregdetare Italiane në një spital në Maltë.