Vedat Muriqi, futbollisti i parë në histori të Kosovës që arrinë 10 gola

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po kalon formë të mirë me ‘Dardanët’.
Ai realizoi 2 gola në 2 ndeshjet e fundit ndaj Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Muriqi u bë lojtari i parë në histori të kombëtares sonë që arriti numër dy shifror të golave, 10, shkruan Indeksonline.
26 vjeçari ka luajtur 25 ndeshje me ‘Dardanët’ që prej vitit 2016 kur debutoi.
Anëtari i Lazios, e la mbrapa Arbër Zenelin që për shumë muaj ishte golashënuesi më i mirë i Kosovës me 8 gola.
/Indeksonline/