75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / Blerim

6 punonjës dalin pozitiv me COVID-19, shkolla fillore në Koretin kalon online

Gjendja shkaku i pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Pikërisht për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë mori vendimin për caktimin e disa masave, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga e premtja e javës së kaluar.

Ani pse u mbyllën universitetet, shkollat fillore vazhduan më mësim fizik, por që herë pas here disa nga to po vazhdojnë mësimin online për shkak të të infektuarve, transmeton Indeksonline

Edshe SHF “Abdullah Krashnica” në Koretin të Kamenicës, mbylli sot dyert, derisa mësmi do të zhvillohet nga distanca.

Kjo pasi që 6 punonjës, më saktt 5 mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë dalë pozitivë me koronavirusin. Njësoj po veprohet edhe me shkolla të tjera./Indeksonline