Turqia me gjysmëforce po mund Kosovën e ‘plagosur’ me karton të kuq

Turqia U21 është duke fituar me rezultatin 3-0 kundër Kosovës U21 në Samsun, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.
Në minutën e 21-të, Dervisoglu kaloi në epërsi turqit ndërsa 10 minuta më vonë Yalcin dyfishoi avantazhin.
Ndërsa Ozdemir në të 64-tën minutë realizoi për 3-0.
Për 1 orë lojë Kosova do të luaj më 10 lojtarë ngase Leonat Vitija u përjashtua me karton të kuq.
Në fillim të pjesës së dytë trajneri Rafet Prekazi ka bërë 2 ndryshime në formacion duke inkuadruar Alban Shabanin dhe Almir Kryeziun.
/Indeksonline/