75 Mall Live Search
18:55 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / Blerim

Sulm kamikaz në një restorant në Somali, vriten 5 persona

Pesë njerëz, dy nga të cilët policë, u vranë dhe më shumë se 19 të tjerë u plagosën sot, kur një sulmues vetvrasës sulmoi një restorant në kryeqytetin somalez, Mogadishu, ka bërë të ditur policia.


Një zyrtar policor dhe dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në restorant dhe u drejtua afër akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në ajër.

“Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, i ka thënë Mohamer Abdirahman, polic në vend të ngjarjes, agjencisë së lajmeve, AFP.


Dëshmitari Abdukadir Hussein tha së në kohën e shpërthimit, në restorant ishin dhjetëra persona.

“Shumë nga këta njerëz u plagosën. Personalisht pash tmerrin me sy, pasi trupat e pajetë të dy personave ishin afër meje. Shpërthimi shkatërroi gjithçka”, tha ai.


Deri më tash, askush nuk e ka marr përsipër përgjegjesinë për sulmin.