75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. M.

Trump shkarkon zyrtarin e sigurisë zgjedhore që e kundërshtoi atë

Donald Trump thotë se ai ka shkarkuar një zyrtar të lartë të zgjedhjeve i cili kundërshtoi pretendimet e presidentit amerikan për mashtrim të votuesve.

Presidenti Trump tha se ai largoi shefin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës (Cisa) Chris Krebs për vërejtjet e tij “shumë të pasakta” mbi integritetin e votës.

Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet në SHBA dhe ka bërë pretendime të pabazuara për mashtrim “masiv” të votuesve.

Chris Krebs: Top DHS official ratchets up rebukes of Trump's false election  claims - CNNPolitics

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se votimi ishte “më i sigurti” në historinë e SHBA-ve, raporton BBC.

Krebs është zyrtari i fundit që u shkarkua nga presidenti i SHBA pas disfatës së tij, me Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper pas raportimeve se Trump dyshoi në besnikërinë e shefit të Pentagonit.