75 Mall Live Search
12:35 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / V R

Aktorja e famshme në “hall” të madh: Jam shumë e bukur për të luajtur një vajzë të zakonshme

Aktorja latino-amerikane, Sofia Vergara, është një nga aktoret më të paguara në botë dhe ajo ankohej se është e bukur për role më serioze.

Aktorja theksoi disa vjet më parë se ajo e kuptoi në rininë e saj se suksesi në biznes kërkon një figurë të hollë dhe një pamje të bukur, por nëse i keni ato cilësi, ato do të provojnë të jenë një shpatë me dy presa, shkruan Indeksonline.

“Për shkak të pamjes sime, unë nuk mund të luaj një vajzë të zakonshme. Prandaj po përpiqem të gjej role në të cilat mund të përdor pamjen time, por edhe talentin tim,” tha ajo.

Gjinjtë dhe vithet e saj të harlisura për të cilat njihet e ndihmuan atë të depërtonte në skenë, por kishte edhe momente të vështira.

“Unë isha shumë e dobët dhe kisha gjoks të madh. Burrat po më ndiqnin dhe ishte e vështirë,” tha ajo.

Vergara, që është aktualisht është anëtare e jurisë në shfaqjen “America’s Got Talent”, fitoi 43 milionë dollarë në 12 muajt e fundit në pagë dhepër fejesa./Indeksonline/