Lazio në halle të mëdha me koronavirusin, edhe një futbollist del pozitiv

Thomas Strakosha, Ciro Immobile dhe Lucas Leiva ishin 3 futbollistët që dolën pozitiv me Covid-19 ditë më parë në kampion e Lazios.
Sot kësaj listë i është shtuar edhe një futbollist. Federata e Futbollit të Serbisë, ka konfirmuar se mesfushori Sergej Milinkoviq Savic ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton Indeksonline.
Përpos këtyre problemeve, Lazio ballafaqohet edhe më një dënim nga Federata Italiane, pasi dyshohet se Strakosha, Immobile dhe Leiva u paraqitën në lojë duke qenë të vetëdijshëm që ishin të prekur nga virusi.
Dënimi më i madh i mundshëm për ‘shqiponjat’ është përjashtimi nga Serie A.
/Indeksonline/