As avokatja e Jakup Krasniqit nuk pajtohet që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021

Gjykimi kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e shefit të Grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit mund të nisë në verën e vitit 2021.
Lidhur me këtë, nuk është pajtuar as avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.
Ajo ka kundërshtuar propozimin e Prokurorisë… që gjykimi të nis në verën e vitit 2021.
“E dëgjuam atë qa tha Prokuroria… dhe ne nuk jemi fare dakord me parashtrimet e Prokurorisë…, jam dakord me mendimet e kolegëve të mi. Na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme që të bëjmë vlerësimin e procesit”, ka thënë Alagendra.