75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Sahiti pas fitores: Pas një viti jo të mirë, sonte ia dolëm

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë, duel ky në kuadër të rundit të gjashtë në Ligën C’ të “Nations League”.

Kombëtarja jonë e fitoi këtë sfidë falë golit të shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 31’të të takimit, shkruan IndeksOnline


Pas ndeshjes foli edhe ndihmës-trajneri I Challandes, Muharrem Sahiti, i cili sot e drejtoi Kombëtaren në munges të zviceranit, pasi ai është pozitiv me Covid-19.


“Shumë e rendësishme, kjo na u ka dashtë pas një viti jo të mire, në momentin më të mirë dhe me një kundërshtarë që e kemi pas për të qëndruar në grup. Kundershtari nuk ka pas çka të humb dhe ka luftu për fitore, për ta siguruar grupin C, në minutat e fundit ata u munduan të shfrytezojnë një lojtarë më tepër dhe të rrezikojnë, por mirë u mbajtëm. Nëse e marrim qe kemi zhvilluar tri ndeshje për një javë, atëherë kuptohet që ka qenë vështirë për këta futbollistë”, tha fillimisht Sahiti për SuperSport.

“Patëm rast për të shënuar, në pjesën e parë nuk e lejuam kundërshtarin të krijojnë. Pas kartonit të kuq, u vështiresuan gjerat. Ne sot nuk kemi qenë komod që të luajmë futboll, pasi e kemi pasur një kundërshtar që di të mbrohet mirë.”