75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Thaçi: Nuk kisha minuta shumë, por aq sa vendos trajneri, ne duhet të jemi të gatshëm

Armend Thaçi bëri debutimin e tij në ndeshjen me Kosovën ndaj Moldavisë, duel ky që ishte i vlefshëm për Ligën C’ në “Nations League”.

Thaçi debutoi me “Dardanët” në minutat e fundit të takimit, ku edhe u shpreh mjaft i lumtur, shkruan IndeksOnline

Pra, kjoishte ndeshje  pare zyrtare e mbrojtësit të Ballkanit me Kombëtaren e Kosovës.

Ndeshja ime e parë zyrtare, debutimi i parë, ndjenjë e mirë, shpresoj të vazhdoj me paraqitje të mira”, ka deklaruar Thaçi.

“Nuk kisha minuta shumë, por aq sa vendos trajneri, ne duhet të jemi të gatshëm”.