Policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka raportuar edhe për një therrje me thikë, që ka ndodhur dje në Prishtinë.
Sipas PK-së, në autobus një person i mitur, dyshohet të jetë therur me thikë, po ashtu nga një person i mitur.
“Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 18.11.2020-17:10. Raportohet se në autobus viktima m/k i mitur është therur me thikë nga i dyshuari m/k po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Njësiti i hetuesisë ka arritur që ta identifikonte dhe ta arrestonte të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/