Napoli ‘frikësohet’ që mund ta humb Rrahmanin për disa javë

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani lëndoi krahun e djathtë gjatë ndeshjes ndaj Moldavisë.
Ai u detyrua të lëshonte fushën në pjesën e parë, pas dhimbjeve që nuk mundi t’i përballonte.
Shumë mediume italiane gjatë mëngjesit të së enjtës raportojnë se Rrahmani mund të mbetet jashtë fushës për disa javë, transmeton Indeksonline.
Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti theksoi pas ndeshjes që Rrahmani duhet të bëjë fotografimin e krahrorit për të parë shkallën e lëndimit.
/Indeksonline/